Interi dhe Milani do të përballen nesër në derbin e Madonninës.
Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, ashtu siç kanë qenë gjithmonë takimet mes këtyre dy skuadrave, transmeton GazetaBlic Sport.
‘Neruazzurët’ janë momentalisht në vendin e dytë me 40 pikë, kurse ‘Rossonerët’ janë në formë shumë të dobët të rezultateve dhe momentalisht renditen në pozitën e 6-të me 38 pikë.
Pritet të ketë ndryshime në formacionet e dy skuadrave, në veçanti tek formacioni i Piolit.
Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko
AC Milan: Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Pobega, Tonali, Krunic; Saelemaekers, Giroud, Leao
Ky takim fillon në ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


