Sporti

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës

04/23/2024 19:44
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kishte vendosur për shtyrjen e tyre në saje se ajo ditë ishte shpallur si ditë zie.

Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës në Gjilan, kurse Ballkani dhe Suhaerka do të përballen në Therandë.

Kujtojmë se Ballkani e kishte fituar përballjen e parë (0:1), kurse Prishtina e Drita ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Të dy sfidat luhen me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/