Sporti

Nesër zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës

04/04/2023 09:52
nga:Mergim Rreci

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Fituesi i këtij kompeticioni nga viti i kaluar, Llapi, do të jetë nikoqir i Gjilanit, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 15:00.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër, mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”.

Ndërsa deshjet e kthimit do të luhen më 19 prill.

/GazetaBlic Sport/