Lajme

Nesër votohet Projektligji për Pagën Minimale, paralajmëron OVL e UÇK-së: Do ta bllokojmë Kuvendin dhe Qeverinë

06/13/2022 12:34
nga:Gazeta Blic

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit dhe të Qeverisë nëse nuk tërhiqet Projektligji për Pagën Minimale, i cili nuk parasheh rritje të pagës së veteranëve.

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për Gazeta Blic pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për procedimin e Projektligjit për Pagën Minimale, ka kërkuar nga shumica parlamentare dhe qeveria tërheqjen e këtij projektligji.

“Kërkojmë tërheqjen e këtij projektligji. Kërkojë nga deputetët mos ta votojnë Projektligjin për Pagën Minimale, ose në të kundërtën ne e bllokojmë Kuvendin dhe Qeverinë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Klinaku nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave edhe për ditën e nesërme, kur pritet që në Kuvend të votohet Projektligji për Pagën Minimale.

Ky projektligj dështoi për votim javën e kaluar, pas presionit nga protestat e veteranëve dhe pas kundërshtimit të opozitës.

Mimoza Kusari: Kuvendi me tri seanca, të enjten shqyrtohet Trusti