Lajme

Nesër vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

08/25/2024 08:33
nga:Genita C

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, do të vijojë edhe përgjatë javës së ardhshme në Hagë.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjten.

Këtë javë u mbajten tri proceset gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi.

Seancat janë njoftuar të fillojnë në ora 09:00, teksa është paraparë të zgjasin rreth shtatë orë e gjysmë.