Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se seanca do të fillojë nga ora 10:00.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,
9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.


