Lajme

Nesër varroset vëllai i Gjestit, 15-vjeçari që vdiq pas një aksidenti të rëndë në Bllagajë

09/26/2025 21:59
nga:N K

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bllagajë të Pejës, ku si pasojë një person ka vdekur, dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Viktima e këtij aksidenti është 15-vjeçari Eldion Kelmendi, njëherit vëllai i këngëtarit të njohur si Gjesti.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Pavlan, në orën 17:00.