Lajme

Nesër varroset gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti

12/01/2022 15:36
nga:Y I

Gruaja shtatzënë që u vra dje në Prishtinë do të varroset nesër.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës për kp, sipas të cilëve viktima do të varroset në orën 13:00.

Kujtojmë që Magashi ka qenë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë, ku priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë.

I dyshuri për vrasjen e saj, Sokol Halili, ende gjendet në arrati.

Për gjetjen dhe arrestimit e Halilit, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.