AAK në Rahovec do të mbajë nesër tubimin përmbyllës të fushatës, në ora 18:30, raporton Gazeta Blic.
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë, derisa ka thënë se do ta bëjë dhe prezantimin përmbledhës të programit qeverisës.
Postimi i tij i plotë:
Vizituam çdo vendbanim e takuam mijëra qytetarë anekënd komunës sonë. Nesër, më 9 tetor, nga ora 18:30, mblidhemi të gjithë në një vend, për ta bërë prezantimin përmbledhës të programit tonë qeverisës.
Ju ftoj që të bashkoheni në tubimin qendror, që i jep zë fitores sonë të madhe!


