Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk kanë të drejtë të nënvlerësojnë Young Boys në Champions League.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ata kanë ndryshuar trajnerin dhe po bëjnë më mirë në ligë. Ata e bënë Interin të luftojë në Champions League dhe kjo tashmë thotë shumë”, tha Gasperini në konferencën për shtyp para ndeshjes në Bern.
Ai zbuloi se çfarë e shqetëson për ndeshjen e ardhshme: “Sigurisht që është më mirë se tre vjet më parë, por është ende një fushë artificiale dhe ne nuk jemi mësuar me të. Do të duhet të përshtatemi shpejt dhe pa justifikime. Kërcimi i topit ndryshon, shpejtësia ndryshon dhe madje edhe gjuajtja e topit është e ndryshme”, tha ai.
/GazetaBlic Sport