Sporti

Nesër Superkupa e Kosovës/ Llapjanët të gatshëm për duelin me Ballkanin

01/20/2023 12:56
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit nesër takohet me Ballkanin në Antalia në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll.

Ballkani, kampion i Kosovës dhe Llapi, fitues i Kupës së Kosovës nesër luajnë nga ora 13:00, në kuadër të Superkupës në Antalia, ku ndodhen dy skuadrat për shkak të fazës përgatitore, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka mbyllur përgatitjet para këtij dueli dhe janë gati për sfidë.

Ja njoftimi:

“????????????? ??????? ?ë????????? ????-???????? ?
Mëngjesin e sotëm, skuadra e Llapit ka mbyllur përgatitjet e fundit në prag të sfidës së vlefshme për Superkupën e Kosovës, që do të zhvillohet nesër ndaj Ballkanit.
Ekipi është në gjendje gadishmërie para këtij dueli të rëndësishëm.
Brenda kampit stërvitor dhe grupit të futbollistëve po mbretëron një atmosferë impozante dhe një bashkëpunim tejet korrekt me shtabin teknik.
Futbollistët i kanë zbatuar me përpikëri detyrat e dhëna nga trajnerët e ekipit dhe mbetet vetëm angazhim maksimal dhe “luftë” sportive në fushë për arritjen e qëllimit.
Ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit e Ballkanit do të zhvillohet nesër, e shtunë më 21 janar në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center” nga ora 15:00 me kohën lokale në Turqi, kurse 13:00 me kohën në Kosovë”, shkruan KF Llapi në Facebook.

/GazetaBlic Sport