Sporti

Nesër spektakël basketbollistik, Trepça dhe Sigal Prishtina kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës

02/16/2024 17:51
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në finalen e madhe në Kupën e Kosovës në basketboll.

Trepça e eliminoi Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, kurse Sigal Prishtina triumfoi ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 17:00, me atmosferën që pritet e jashtëzakonshme edhe në tribuna.

Kujtojmë që në vitin e kaluar, Trepça e kishte mposhtur Sigal Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës.

/GazetaBlic Sport/