Lajme

Nesër seancë e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike

01/23/2022 22:28
nga:Q R

Të hënën, më 24 janar, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në rend dite është debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

Mbledhja e kryesisë së kuvendit do të mbahet në ora 11, ndërkaq seanca pritet të nisë në 12.

Blakaj me akuza ndaj Këshillit Prokurorial, paralajmëron parregullsi në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit