Lajme

Nesër seanca e radhës konstituive- Kuvendi del me njoftim!

05/22/2025 10:46
nga:Y I

Nesër do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendi.

Dje për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deputetët e partive opozitare s’e mbështetën formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin, të cilin e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.