Lajme

Nesër seanca e radhës, Albin Kurti raporton për dialog para deputetëve të Kosovës

06/10/2021 15:55
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, thuhet në një njoftim të zyrës për informim brenda legjislativit.

Një nga pikat kyçe të seancës pritet të jetë ajo e katërta me radhë, ku kryeministri Kurti do të raportojë para deputetëve për dialogun dhe ecurinë e deritanishme të tij, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Seanca plenare e Kuvendit

· Vendi: Kuvendi i Kosovës

· Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

LEXO EDHE:

Kurti flet pas përplasjes me Bërnabiq, tregon se gjithçka ndodhi për çështjen e njohjes së Kosovës

/GazetaBlic/