Lajme

Nesër përurohet Qendra e Re e Mjekësisë Familjare në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia

11/21/2024 16:51
nga:G B

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i Qendrës e Re e Mjekësisë Familjare në komunën e Mamushës.

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se ceremonia e përurimit të kësaj QKMF-je, do të mbahet me fillim nga ora 12:00.

Tutje, bëhet e ditur se në këtë përurim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.