Lajme

Nesër përpjekja e 22-të për konstituim – Kuvendi del me njoftim

05/26/2025 11:22
nga:G B

Nesër do të mbahet seanca e radhës për konstituim të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca do të mbahet në ora 11:00.

Kjo do të jetë përpjekja e 22-të për konstituim.

Seanca e fundit u mbajt të dielën (25) maj, ku dështoi të votohet komisioni për votim të fshehtë./Gazeta Blic/