Lajme

Nesër nis festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2023”

08/31/2023 22:29
nga:Sh R

E premtja e parë e shtatorit, vjen bashkë me festivalin e vjeljes së rrushit në Rahovec.

Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, këtë vit do mbahet edicioni i 22-të, i vjeljes së rrushit Hardh Fest, n’Konak të Rahovecit apo ndryshe tek shtëpia e verës.

E veçanta e këtij edicioni, është performanca e “Dire Straits Legacy”. Në koncertet e mëdha të Hardh Fest, do të perforojmë edhe grupi “Jericho”, “Asgjë Sikur Dielli”, “Offchestra”, grupi “Na”, këngëtari Xuxi, Renis Gjoka e grupi “Minatori”.

Ceremonia hapëse e kësaj ngjarjeje nisë nga ora 12:00, ndërsa është përkrahur nga komuna nikoqire e festivalit dhe Ministria e Kulturës, ndërsa do të zgjasë deri më 3 shtator.