Lajme

Nesër në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore

04/18/2024 18:58
nga:G C

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore.

Kjo pasi brenda një kohe të shkurtër vendi është tronditur nga dy vrasje të grave që ndodhën.

Të mërkurën e 17 prillit në Kosovë ka qenë ditë zie për gratë e vrara.

Edhe Komuna e Prishtinës do të solidarizohet me gratë.

“Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit ë rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.