Lajme

Nesër në njëvjetorin e rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, Kurti do të vizitojë familjen e tij

09/23/2024 19:10
nga:G B

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku.

Për agjendën e Kurtit zyra e tij ka dhënë detaje:

Ora 09:00 – Vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku

Ora 09:30 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku

Vendosja e kurorave me lule dhe

Përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Ora 15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.