Lajme

Nesër në Kuvendin e Kosovës organizohet tryezë për Ligjin e Pagave, marrin pjesë deputetë dhe përfaqësues të sindikatave

11/21/2021 16:36
nga:Gazeta Blic

Me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, nesër me fillim nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës organizohet tryezë me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij.

Në ftesën dërguar mediave, thuhet se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për nevojën urgjente për të miratuar ligjin për pagat në sektorin publik, për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të pambrojtura të këtij sektori pas ngritjeve të çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të OJQ-ve.

Kujtojmë se pas miratimit të këtij ligji nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitin 2019, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pati shpallur të pavlefshëm. Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.