Sporti

Nesër ndeshja më e rëndësishme e vitit për ekipin shqiptar Guild Eagles, fitorja i dërgon në kompeticionin më të madh në botë

02/21/2024 20:19
nga:Lorik J

Ekipi shqiptar i CS2, Guild Eagles nesër do ketë ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

Guild Eagles do të përballet me Estatic, ekipin nga Danimarka. Ky ballafaqim zhvillohet nesër nga ora 15:00, në kuadër të kualifikimit për kompeticionin më të madh në botë, Major, që do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës, shkruan GazetaBlic Sport.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të kualifikohet në Major, teksa humbësi do eliminohet.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e Guild Eagles mund t’i ndiqni tek kanali zyrtar i Ernest Xhocit në Twitch: KËTU

/GazetaBlic Sport