Ekipi shqiptar i CS2, Guild Eagles nesër do ketë ndeshjen më të rëndësishme të vitit.
Guild Eagles do të përballet me Estatic, ekipin nga Danimarka. Ky ballafaqim zhvillohet nesër nga ora 15:00, në kuadër të kualifikimit për kompeticionin më të madh në botë, Major, që do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës, shkruan GazetaBlic Sport.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të kualifikohet në Major, teksa humbësi do eliminohet.
Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e Guild Eagles mund t’i ndiqni tek kanali zyrtar i Ernest Xhocit në Twitch: KËTU
/GazetaBlic Sport