Sporti

Nesër mund të bëhet një ndryshim historik në Ligën e Kampionëve

05/27/2021 11:21
nga:Lorik J

A dëshiron vërtet UEFA t’i thotë lamtumirë rregullit të golit jashtë fushe?

Mediumi britanik, The Times është i sigurt për këtë, sipas të cilit Aleksander Ceferin po mendon të shpallë masën në komisionin që do të mblidhet të Premten.

Nëse ka mbështetjen e shumicës së Federatave, UEFA është e gatshme të fillojë procedurën për heqjen e një rregulli që ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe që konsiderohet “i vjetëruar”.

Në rast se votohet, atëherë goli si mysafir nuk do të jetë më më i vleshëm.

/GazetaBlic Sport