Lajme

Nesër mot i ftohtë dhe temperatura të ulëta

12/27/2025 20:25
nga:Y I

Kosova nesër voton në zgjedhjet e dyta parlamentare brenda këtij viti.

Në këtë ditë në vendin tonë parashihet të mbajë mot i ftohtë, me theks të veçantë në temperaturat minimale.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës nga 0 deri në 3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.