Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë.
Bëhet fjalë për segmentin Kijevë-Dollc LOT-3, ku do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ministri ka njoftuar se ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në ora 17:00.
“Ditën e enjte me datën 28.11.2024, ( E enjte) në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00. Ndërprerja i obligueshëm për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrsit tjere në trafik Luten pjesamarrsit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative”.
“Organi Mbikqyres “ERALD-G”, menaxheret përkates, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.