Lajme

Nesër mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së

10/08/2024 20:05
nga:Sh R

Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së.

Ky forum në përbërje ka të 209 këshilltarët lokal të LDK-së si dhe synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor, thuhet në kumtesë.

Aty tutje u bë e ditur se forumi është themeluar me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së LDK-së.

Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Forumi t’i vazhdojë punimet.

Mbledhja e Forumit, mbahet në Klan Arena.