Sporti

Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së

08/29/2024 23:51
nga:Mergim Rreci

Të premten, më 30 gusht do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kuvendi do të mbahet nga ora 17:30 në Prishtinë me këtë rend të ditës:

Zgjedhja e trupave punues:

– Kryesisë së punës;

– Komisionit verifikues;

– Procesmbajtësit.

Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;

Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së;

Votimi për Kryetar të FBK-së;

Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;

Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;

Të ndryshme.