Sporti

Nesër luhet derbi Manchester United-Arsenal, Arteta: Na duhen golat e Aubameyang

12/01/2021 21:19
nga:Lorik J

Mikel Arteta ka folur në prag të super-ndeshjes së nesërme në Old Trafford kundër Manchester United.

Arteta ka lavdëruar trajnerin e ri të përkohshëm të “Djajve të Kuq”, Ralf Pagnick, për të cilin tha se bën një punë fantastike, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është një nga trajnerët më të mirë për mënyrën se si punon, jo vetëm. Ai ka bërë ndryshime rrënjësore në disa ekipe kudo që ka punuar, do të jetë interesante për United të merret me të”, tha Arteta.

Merkato e janarit: “Ne po diskutojmë, flasim çdo javë se si të përmirësojmë ekipin. Megjithatë, ne kemi lojtarë që ju skadon marrëveshja dhe duhet të planifikojmë edhe për verën. Ka shumë për të bërë dhe ne do të jemi vigjilentë për mundësitë. Duhet të jemi të përgatitur edhe për çdo dëmtim”.

Performanca e Aubameyang: “Performanca e tij do të jetë gjithmonë e lidhur me golat e shënuar. Ai bën shumë gjëra, jo vetëm që finalizon, por padyshim që ne kemi nevojë për golat e tij. Ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën dhe më pas, në momentet e duhura, të vendosë topin në rrjetë”, përfundoi Arteta.

/GazetaBlic Sport