Lajme

Nesër lansohet projekti për barazi në shoqëri i ambasadës franceze në Kosovë

09/09/2024 11:51
nga:G C

Ambasada e Francës pritet që nesër të lansojë projektin e barazisë për të gjithë së bashku me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL.

Vitet e fundit, lëvizja anti-gjinore dhe anti-LGBT+ është shtrirë në rajonin e Ballkanit.

Rritja e këtyre lëvizjeve në fqinjësi ngre frikën e një përmbysjeje të progresit të arritur në Kosovë. Ky projekt i titulluar “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” synon, në kuadër të një qasje ndaj harmonisë sociale, të luftojë kundër këtyre lëvizjeve përçarëse që po përhapen veçanërisht në rrjetet sociale, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.

“Të martën, më 10 shtator 2024, në orën 10:00, në Bubble Pub në Prishtinë, ambasadori i Francës Olivier Guerot do të nisë në prani të ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe tre partnerëve të OJQ-ve kosovare një projekt ambicioz që mbron të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë. Gjatë gjithë këtij projekti, Fondacioni Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të luftuar këtë diskriminim dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit”, thuhet në njoftim.