Lajme

“Nesër i madh e i vogël me dal në protestë”, Sefaj i fton qytetarët në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” që të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

04/10/2025 20:35
nga:G B

Ali Sefaj, një nga organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.

Nesër në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që t’i përgjigjen ftesës për protestë.

“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, nesër i madh e i vogël me iu përgjigj ftesës për protestë, me dalë me protestu”, ka thënë Sefaj.