Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Shemit të “Ilirëve”

12/23/2025 15:11
nga:Sh R

Shemsi Krasniqi-Shemi nga grupi “Ilirët”, do të varroset më 24 dhjetor në oa 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë.

Kështu ka njoftuar miku i tij, këngëtari Arian Agushi, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka konfirmuar për redaksinë e Klankosova.tv se trupi i Shemit u gjet në banesën e tij në Dragodan.

Sipas burimeve, Shemsi Krasniqi ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

Ndërkohë, shumë figura nga industria muzikore, ashtu edhe nga politika, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Krasniqit.