West Ham United dhe Eintracht Frankfurt janëdy skuadrat e radhës që kanë siguruar kalimin tutje në Europa League.
Skuadra angleze triumfoi me rezultat 2 me 0 pas vazhdimeve ndaj Sevillas, shkruan GazetaBlic Sport.
Soucek dhe Yarmolenko shënuan golat e fitores për vendasit. Ky është një kalim historik për “Çekanët”.
Një ndeshje jashtëzakonisht interesante e që u vendos pas vazhdimeve ishte edhe ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Real Betis.
Skuadra gjermane siguroi kualifikimin në sekondat e fundit të vazhdimeve, atje ku barazoi rezultatin në 1 me 1, rezultat ky që i mjaftoi falë fitores që mori nga ndeshja e parë.
Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara në çerekfinalen e Europa League, kurse shorti për ndeshjet e çerekfinales do të hidhet nesër në ora 13:00.



