Sipas faqes zyrtare të UEFA, shorti i play-off-it për “Play Off” do të mbahet të premten, më 30 janar, në orën 12:00.
Ndeshjet e play-off-it janë planifikuar të luhen më 17 dhe 18 shkurt (ndeshja e parë) dhe më 24 dhe 25 shkurt (ndeshja e dytë).
Ekipet që u kualifikuan për “Play Off” janë: Real Madrid, Inter, Paris Saint-Germain, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica.
Tetë klube arritën të siguronin vendet e tyre të drejtpërdrejta në raundin e 16-tave, të cilat janë: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbon dhe Manchester City.
Shorti për raundin e 16-tave do të zhvillohet më 27 shkurt.
/GazetaBlic Sport


