Lajme

Nesër fillon shenjëzimi i disa rrugëve në Mitrovicën e Veriut

03/05/2025 19:26
nga:Y I

Nesër do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në Mitrovicën e Veriut.

Kjo u bë e ditur nga Komuna, të cilët thonë se këto shenjëzime do të ndikojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore.

“Nga nesër, në Mitrovicën Veriore do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe rregullimit të qarkullimit rrugor.

Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve. Respektimi i shenjëzimit është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithëve.

Faleminderit për durimin dhe kontributin tuaj për një mjedis më të sigurt rrugor!”, thuhet në njoftim.