Lajme

“Nëse VV nuk e formon qeverinë, kemi qeveri të opozitës ose zgjedhje të reja”

02/13/2025 22:19
nga:G B

Problemet gjatë numërimit të votave nga ana e KQZ-së duket se do të vonojnë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përpos kësaj, qeveria e re nuk do të mund të formohet pa koalicione, sipas rezultateve preliminare.

E, sa do të ndikojnë këto që të vonohet formimi i qeverisë së re, për Gazeta Blic ka folur analisti Arbnor Sadiku.

Ai thotë se vonesat mund të shkojnë deri në mars nga ana e KQZ-së, ndërsa që më pas varet nga partitë dhe presioni ndërkombëtar për qeverinë e ardhshme.

“Vonesat mund të shkaktohen deri në mars, për shkak të KQZ-së, kurse më pas varet tërësisht nga partitë politike dhe presioni ndërkombëtar për të shkrirë akujt ndërmjet pozitës dhe opozitës, për një qeveri të ardhshme”, vlerëson ai.

Sipas tij, në të kundërtën mund të krijohet qeveri nga opozita ose vendi shkon në zgjedhje të reja.

“E kundërta e dërgon vendin me një qeveri të opozitës, e nëse edhe kjo nuk arrihet, vendi futet në krizë institucionale, e më pas, pas 40 ditësh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, deklaron analisti Arbnor Sadiku./Gazeta Blic/

Sa do të vonojë formimi i qeverisë së re? Flasin ish-diplomatët: A do t’i krijojë VV institucionet