Lajme

‘Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë a kemi me u pshty’, Abdixhiku: Çka kish me i bo Albini i 2015-tës këtij Albinit sot?

06/22/2022 12:35
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka parashtruar një pyetje në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti, për të cilin thotë së ka ndërruar qëndrimet e tij lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë në vitin 2013 dhe 2015.

Abdixhiku e ka kujtuar momentin kur ish-deputeti i Lëvizjes Vetëndosje, Adem Mikullovci kishte hapur seancën konstituive në gusht të 2017-ës me një thënie të Azem Shkrelit: “Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”

Ai ka thënë se kjo është pyetja e tij për kryeministrin Kurti, se “çka kish me i bo Albin Kurti i 2015-tës, këtij Albinit sot?”

Abdixhiku ka kërkuar dy sqarime nga kryeministri Albin Kurti për dakordimin e arritur të martën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë eleketrike në veri të vendit.

Abdixhiku e pyeti shefin e Qeverisë se cila është natyra e marrëveshjes, pasi tha se “të dyjat s’mund të jenë”.

“Nëse është dëm e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilin e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në foltore”, tha ai.