Lajme

Nëse s’ka koalicion PDK – LDK, pozita e nënkryetarit në Prizren e ‘rezervuar’ për Zafir Berishën!

12/02/2021 17:49
nga:M K

Zafir Berisha shumë lehtë mund të bëhet nënkryetar i kryeqytetit historik.

Të paktën kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta nga kampi tjetër opozitar në Prizren, përcjell GazetaBlic.

Ky burim i ka thënë portalit se partitë tjera janë në pritje, që në rast se nuk ka marrëveshje mes PDK-së e LDK-së, Zafir Berisha mund ta marrë pozitën e dytë për nga rëndësia.

“Po, është e vërtetë. Ai (Zafir Berisha) po e pret marrëveshjen ose jo mes dy partive më të mëdha. Nëse jo, atëherë hyn seriozisht në lojë për postin e nënkryetarit”, tha tutje ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë se para pak çastesh ai ia lëshoi pozitën e asamblistit në Prizren mikut Shukri Quni.

Zafir Berisha heqë dorë nga pozita e asamblistit në Prizren për t’ia liruar vendin bashkëluftëtarit të tij

/GazetaBlic/