Sporti

Nëse siguron finalen, Nora Gjakova do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic

03/24/2023 12:02
nga:Mergim Rreci

Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.

Xhudistja kosovare po vazhdon shkëlqimin e saj dhe tashmë do të kërkojë finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova triumfoi në çerekfinale ndaj gjermanes, Pauline Starke, duke dhuruar një tjetër paraqitje prej një kampione.

Në rast se ajo triumfon në gjysmëfinale ndaj Jessica Klimkait, atëherë do të kemi një finale mes xhudistes tonë kampione, Nora Gjakova dhe asaj serbe, Marica Perisic.

Kujtojmë që më herët, Nora Gjakova e ka mposhtur xhudisten serbe. Gjithçka mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri në atë moment.

/GazetaBlic Sport/