Lajme

“Nëse shkojmë në zgjedhje, opozita fajtore – VV fiton më shumë”

04/15/2026 13:52
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se vendi nuk duhet shkuar në zgjedhje.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se vendi duhet ta ketë presidentin dhe për këtë duhet reflektim nga opozita.

Sipas tij, opozita mendon se VV do t’i ketë pesë deputetë më pak nëse shkohet në zgjedhje, por që ai beson se VV do të ketë ngritje.

“Mendoj se në zgjedhje nuk duhet shkuar, duhet reflektim nga opozita dhe duhet zgjedhur presidentin. Nëse opozita nuk reflekton dhe vendi shkon në zgjedhje, duhet të dihet fajtori, e në këtë rast është opozita sepse nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk kemi pse ta dërgojmë popullin te kutitë e votimit sërish pas 7 muajve. Populli ka folur më 28 dhjetor dhe ka treguar se kryeministri Kurti i ka 51 për qind, por po e shohim një opozitë e cila po mendon që mund të ketë ndonjë ndryshim, që ndoshta LVV t’i ketë më pak, 5 deputetë më pak, por unë nuk mendoj ashtu, madje mendoj se mund të kemi edhe më shumë”, ka deklaruar Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/