Lajme

“Nëse nuk ka takime veç do të reciklojmë, askush nuk i ka numrat– Kjo ishte arsyeja pse VV kërkonte 60%, e dinte çka e pret”, Blerim Latifi

06/09/2026 21:38
nga:Genita C

Analisti Blerim Latifi,  në Pressing në T7, tha se “para se të fillojnë procedurat për konstituimin e institucioneve, duhet të zhvillohen negociata mes krejt atyre që janë për të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të gjendet një formulë”.

Ai tha se “nëse nuk ka takime të vazhdueshme, vetëm do reciklojmë, sepse askush nuk i ka numrat për të vazhduar me konstituimin e kuvendit”.

“VV insistonte 60% sepse e dinte se çfarë e pret”, shtoi ai.

Video e plotë