Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më “skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë”.
“Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit ta tërheqë këtë buxhet.
“Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata””!


