Granit Cana ishte i eleminuari i fundit në “Big Brother Vip”.Ai këtë gjë e mori me sportivitet dhe shprehej shumë i lumtur që do të takonte familjen pas një muaji.
Gjatë kësaj kohe, Graniti është shumë i angazhuar me intervista duke folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, shkruan GazetaBlic.
I ftuar së fundi në “Fun Club”, ai zbuloi vajzën që do ta ngacmonte nëse nuk do të ishte në lidhje dashurie jashtë shtëpisë.
“Mund të kisha pasur diçka me Semin. Është pamja e jashtme që më pëlqen, por është edhe e zgjuar”, tha Graniti./GazetaBlic/



