Italia do të përballet me Austrinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje e rivalizuar, por që natyrisht Italia favorizohet për fitore në këtë takim.
Kombëtarja “Azzure” ka një formë fantastike në ndeshjet e fundit, kurse Austria po zhvillon poashtu ndeshje të mira në këtë Kampionat Evropian.
Italia ka një ecuri fantastike dhe shumë të gjatë pa humbje, derisa ka fituar pesë ndeshjet e fundit pa pranuar asnjë gol.
Ndeshjet e raundit eliminues mund të shkojnë deri në penallti dhe trajneri italin, Roberto Mancini ka menduar edhe për këtë gjë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, pesë të zgjedhurit e Mancinit për penalti janë: Jorginho, Ciro Immobile, Francesco Acerbi, Domenico Berardi dhe Leonardo Bonucci.
/GazetaBlic Sport/


