Lajme

“Nëse LDK-ja merr pozitën e kryeministrit, situata zhbllokohet nga opozita”

03/11/2025 13:05
nga:Genita C

Analisti politik Arbnor Sadiku ka deklaruar se në situatën aktuale, LDK është e hapur për një koalicion me partitë opozitare, por si kusht kërkon pozitat e kryeministrit.

Sipas Sadikut, ky hap mund të ndihmojë në zhbllokimin e situatës politike, nëse opozita është e gatshme për bashkëpunim.

Ai për GazetaBlic theksoi se nëse LVV do të ishte më e hapur dhe nuk do të ofendonte opozitën pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, një koalicion stabil me opozitën do të ishte më i mundshëm.

Megjithatë, Sadiku parashikon se LVV do të mundohet të krijojë një qeveri të pakicës në këtë gjendje.

“Mendoj që në situatën aktuale, LDK është e hapur për koalicion me partitë e opozitës, por si kusht kanë marrjen e pozitat së kryeministrit, gjë e cila mund të çojë në zhbllokimin e situatës nga opozita. Po të ishte edhe LVV më bashkëpunuese dhe mos të ofendonte opozitën edhe pas daljes së rezultateve përfundimtare, do të kishte më lehtë koalicion stabil me ndonjërën prej partive opozitare. Por kështu si është puna, LVV do të tentojë t’i bëjë numrat për Qeverinë e pakicës”, tha Sadiku për GazetaBlic.