Lajme

“Nëse Kurti është përnjëmend kundër Serbisë, le t’ia ndalë Asociacionin, jo dinarin e pensioneve”

02/22/2024 22:01
nga:Y I

Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemorkate (PSD), ka thënë se nëse Kurti është përnjëmend kundër Serbisë, le t’ia ndalë Asociacionin, jo dinarin e pensioneve.

Ai ka thënë se është kundër Asociacionit, por nuk është anti-serb, duke e quajtur vendimin për dinarin si anti-serb të Kurtit.

“Unë jam shumë kundër Asociacionit edhe mendoj që nuk duhet me u bë. Mirëpo unë anti-serb nuk jam, edhe mendoj që çka bë Kurti me dinarin është veprim anti-serb dhe besoj që nuk është dashur me ndodh. Nëse je njëmend kundër Serbisë kundërshtoje Asociacionin, jo me ia ndalë pensionet”, ka thënë Hyseni në T7.