Mënyra më e mirë për të nisur verën, përveç përzgjedhjes së rrobave të banjove dhe kremit mbrojtës kundra diellit, është duke i dhënë një prekje të re look-ut tuaj. Sigurisht që ndryshimi duhet të nisë nga flokët, më konkretisht nga ngjyra e tyre, transmeton lajmi.net.
Në qoftë se jeni të lodhura duke shkuar çdo javë tek parukierja, por mbi të gjitha duke aplikuar në kokën tuaj kimikate aktive si amoniaku dhe jo vetëm, ju propozojmë lyerjen e flokëve në shtëpi me përbërës natyralë.
Këta përbërës përveç se do të ngjyrosin natyralisht flokun tuaj, e forcojnë duke e ushqyer me vitamina,minerale dhe fibra që sigurojnë hidratimin e vazhdueshëm të skalpit.
Lyeni flokët me sherbelë dhe rozmarinë: Në një enë me ujë ( thuajse 200 ml) që ka vluar më parë, shtoni 4 lugë gjelle me sherebelë të tharë dhe 4 lugë gjelle me rozmarinë të njomë.
Lërini të ziejnë për 5 minuta të tjerë me zjarr të lartë dhe më pas lëreni masën të pushojë për një orë.
Pasi ta keni filtruar do të vini re që masa është trashur dhe duhet ta shtoni në një shishe në formë spray.
Nëse doni që ngjyra të jetë më e fortë mund t’i shtoni çaj të zi. Spruconi bojën natyrale në gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëreni të thahet. Në fund lani kokën me ujë të vakët. /Lajmi.net/