Lajme

“Nëse flet Mimoza Kusari mund ta ‘varrosë’ Albin Kurtin”

10/17/2024 22:03
nga:Y I

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli edhe për përgjimet që i kanë dalë në publik Mimoza Kusari-Lilës dhe në krejt këtë situatë, vizita që kryeministri Kurti i bëri asaj bashkë me Dejona Mihalin e anëtarët e VV-së me rastin e ditëlindjes.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti është shfaqur i buzëqeshur me Kusari-Lilën në ditëlindjen e saj sepse ajo “qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin”.

“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj. Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj në Pressing.