Sporti

“Nëse ëndrra e Mbappe është të shkojë në Real Madrid, ai duhet të largohet, përndryshe do të pendohet”

04/26/2022 16:46
nga:Mergim Rreci

Jean-Pierre Papin është një figurë e e respektuar e futbollit francez.

Ai ka zbuluar këtë të martë, në një intervistë për Eurosport, këshillën që i ka dhënë babait të Kylian Mbappe për të ardhmen e sulmuesit 23-vjeçar, i cili është në fund të kontratës me PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne folëm shumë shpejt dhe i thashë: “Nëse ëndrra e tij është të shkojë në Real Madrid, ai duhet të largohet, përndryshe do të pendohet për pjesën tjetër të jetës së tij. Asnjëherë nuk duhet shkuar kundër ëndrrave. Ju duhet t’i ndiqni ato. Nëse ai dëshiron të shkojë atje, atëherë duhet të shkojë”, tha Papin.