Lajme

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

05/14/2021 14:34
nga:N M

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

LEORAND (Kadri) REXHAJ i lindur me 28.04.1995 në Oberndofr- Gjermani

I kërkuari është i kërkuar për veprat penale:

· Posedim i paautorizuar i narkotikëve

· Vjedhje

· Mashtrim

· Kanosje

· Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Përpos veprave të larcekura i kërkuari është i denuar edhe me pesëmbedhjetë muaj burg për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].